Ish-ministri Lefter Koka “i transformuar” nga burgu, gati nuk njihet në seancën e sotme

Ish-ministri i  Mjedisit Lefter Koka është paraqitur sot në seancë, në Gjykatën e Posaçme  kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku ka folur për akuzat e ngritura ndaj tij për inceneratorin e Elbasanit.

Koka është shfaqur brenda kafazit të xhamit, në sallën ku po mbahet seanca, ndërsa sikurse duket në foto ai ka një pamje ndryshe. Koka duket më i dobët, ndërsa ka zgjedhur të mbajë edhe mjekër.

Në dëshminë e tij para GJKKO, Koka ka thënë se nuk  i njeh pronarët e iincenneratorëve dhe sipas tij procesi është i manipuluar.  Koka ka hedhur akuza ndaj prokurorit duke thënë se Prokurori 40 fashikuj hetimor ku gjenden provat për pafajësinë e tij.

Më herët gjatë ditës së sotme SPAK kërkoi 10 vite burg për Kokën,i cili nëse aplikohet gjykimi i shkurtuar rrezikon të dënohet me6.8 vite burg. Avokatët mbrojtës të tij deklaruan se kanë në dispozicion 120 mijë faqe dokumente që provojnë pafajësinë e  klientit të tij.

Dëshmia e Lefter Kokës:

Një e vërtetë e thënë përgjysmë është e pavërtetë. Prokuroria u bazua tek kallëzimi LSI dhe për 2 vite nuk më mori në pyetje asnjëherë. Unë si ministër, Sekretari përgjithshëm dhe Komisioni kemi zbatuar me përpikmëri ligjin. Bëmë punën më të mirë dhe shërbyem me devotshmëri. Është kohë e vështirë që kërkon burra e burrni, unë si kam borxh askujt ta paguaj me lirinë time. 

Akuza e prokurorisë është idiote.  Kam hyrë në politikë si biznesmen dhe s`më bëri politika biznesmen. Po kthehemi 45 vite para në proceset e stisura të sistemit komunist. Është një alarm jo vetëm për mua por për të gjithë shoqërinë. Ky proces është i manipuluar fund e krye, besoj se e vërteta do të triumfojë. Nuk ekziston asnjë kontakt ose njohje me pronarët e inceneratorëve, ato nuk i solla unë por erdhën si propozim nga bota e biznesit.  Prokurori devijoi hetimet dhe fraksionojë dosjen për të mos zbuluar të vërtetën.

Drejtësia më herët sesa vonë do të dalë. Intriga e këtij procesi dashakeqës do të dalë dhe uroj të shërbejë për konsolidimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi. Prokurori fshehu 40 fashikuj hetimor ku gjenden provat për pafajësinë time. Më janë vënë në dispozicion nga gjykata 1 javë më parë. Akuza pësoi mutacione për t’i qëndruar besnike kallëzimit të LSI. Kurrë nuk i kam futur dorën në xhep dikujt. Kjo është njw situatw e stisur nga presidenti me fallxhoren e tij, i cili duke ndenjur mejhaneve thoshte do ta fus në burg.

Kujtojmë se Lefter Koka u prangos më 14 dhjetor në shtëpinë e tij, ndërsa arrestimi ka lidhje me kallëzimin penal të bërë nga Partia e Lirisë, për dosjen e inceneratorëve.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *