Pesë shtetas nga Shqipëria kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në zonën e Edessas në Greqi, në afërsi të Selanikut. Ata mësohet se ishin të gjithë punëtorë sezonalë dhe po ktheheshin në zonën ku banonin.
Mediat greke shkruajnë se zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me ekipet mjekësore dhe kanë bërë përpjekje mbinjerëzore për të shpëtuar pasagjerët, por fatkeqësisht ata kishin ndërruar jetë.
Mercedesi E Class me të cilin ata udhëtonin nga në Unazën e Edessës për në Rizari Pellas ka dalë nga korsia dhe është futur në sensin e kundërt të lëvizjes, ku është përplasur “kokë më kokë” me një kamion.
Të drejtat e pamjeve © Credits tastv.gr në Youtube