Zbardhen emrat e 5 shqiptarëve që vdiqën në aksidentin tragjik në Greqi

Policia greke ka publikuar emrat e 5 shtetasve shqiptarë që mbetën të vdekur në aksidentin tragjik pasditen e të martës në unazën e Edessës, në Greqi.

Automjeti me të cilin po lëviznin shtetasit shqiptarë u përplas me një kamion në kilometrin e 87-të autostradës Florina-Selanik, jashtë Edessës.

Sipas mediave greke, mjeti tip “Benz”, në rrethana të panjohura ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në korsinë e gabuar duke u përplasur në mënyrë fatale me kamionin.

Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur dhe drejtuesi i kamionit, i cili është dërguar për marrjen e kujdesit të nevojshëm mjekësor në spitalin e Edessës.

Bëhet me dije se viktimat janë:

Shoferi, Besim Muçaj i datëlindjes 27.03.1968, Ilir DACI, i datëlindjes 28.07.1973, Ergin Peposhi i datëlindjes 23.09.2004, Ardit Peposhi i datëlindjes 6.12.2007 dhe Gazmen Brahaj i datëlindjes 07.07.1976. Gjithashtu bëhet me dije se targAt e mjetit shqiptar që u përfshi në aksidentin tragjik janë: AA989MU.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *