Rënia e frikshme e euros/ TRONDIT deputeti: Qeveria po falimenton qëllimisht bizneset, do t’i përqendrojë te oligarkët

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, njëherësh edhe deputet Petrit Vasili ka komentuar ditën e sotme rënien e kursit të euro, duke akuzuar qeverinë për falimentimin e bizneseve.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në ‘Facebook’, Vasili paralajmëron për rreziqet e zhvlerësimit të euros, teksa i bën thirrje Bankës së Shqipërisë të reagojë.

]Postimi plotë:

Jepini fund lojes shkaterrimtare mafioze me zhvlerësimin e euros!!

Qeveria po shkaterron dhe po falimenton me ndergjegje bisneset, qe ti rrembejne dhe te perqendrohen ne pak duar oligarkesh.

Euro po zhvleresohet frikshem deri ne me shume se 17% ne fare pak kohe.

Nderkohe të dhënat e Instat tregojnë se vlera e eksporteve në qershor u ul me 17.3% krahasuar me një vit më parë.

Gjithshtu Shqiperia vazhdon te jete ne listen e pastrimit te parave nga Moneyval.

Zhvleresimi i euros ne syte dhe me bekimin e qeverise ka pasoja dhe efekte mjaft problematike si per:

Bizneset:
Ndikon negativisht eksportet pasi bizneset kanë kontrata, që janë kryesisht në euro.

Kontratat e lidhura nga bisnesi për të njëjtën vlerë në euro, por te konvertuar në lek vlejne dukshem më pak dukd ndikuar shume negativisht ne pakesimin e te ardhurave.

Familjet dhe individet.

Ndersa persa i perket Individëve me të ardhura në euro te cilet që jetojnë në Shqipëri:

Shkakton ulje e fuqisë konsumatore sepse e njejta sasi eurosh vlen më pak ne lek, pra realisht sjell ulje te konsumit.

Zhvleresimin e te ardhurave te tyre nga paga apo dividente.

Zhvlerësim të kursimeve të tyre në euro kur konvertohen në lek.

Norma më të ulëta të ofruara për depozitat në euro.

Ndersa familjet dhe personat, te cilet jetojnë me remitanca pra me para’, qe vijne nga te afermit e tyre që jetojnë jashtë vendit, ndikohet shume negativisht sepse vlera e të ardhurave të mbërritura në Shqipëri nuk ka më të njëjtën peshë si më parë kur konvertohet në lek

Autoritet rregullatore te vendit kane detyrimin te reagojne po ashtu edhe Banka e Shqiperise dyhet te reagoje sa nuk eshte shume vone sepse pasojat po shkojne drejt niveleve kritike.

Kjo loje shkaterrimtare me zhvleresimin e euros duhet te marre fund se po projekton nje zjarr ku digjen te gjithe??

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *