Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Pogradec, ku një 12-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës ndërsa është gjetur e vetëvarur në një kasolle afër banesës.
Lidhur me ngjarjen, ka reaguar një i afërm i vajzës ku për ‘News24’ ka treguar se vajza kishte vite larg nënës së saj pasi prindërit i kishte të divorcuar. Këtë verë pas 5 vitesh ishte takimi i tyre i parë gjë që mendohet të ketë rënduar psikologjisht vajzën e cila vuante mungesën e nënës së saj.
Ramazan Cela: Në orën 2 më merr vëllai në telefon dhe më thotë kështu kështu ajo mbesa është varur. Çfarë thua i thashë bre, se nuk kishte ndonjë gjë të ankoheshe si ishim familje e mirë. Duheshin, i mbante mirë. Sot ndjemë lajmin e hidhur. E kishte gjetur e gjyshja bashkë me të ëmën(njerkën)që ka aty, ato e kishin kërkuar se kishin prerë njëcik dushk për kecat, kur ajo. Ajo ishte varur atje ku i shtihet dushk kecave. Jetonte me babain me të ëmën (njerkën). Shkonte në klasë të 7 më duket, mësonte ishte shumë e mirë, pa probleme. Unë nuk e di çfarë mund ta ketë shtyrë, nuk jam në brendësi unë kur e mora vesh më erdhi shumë keq ,thashë po si…se nk dëgjonim gjë të grindeshin. Them ngaqë kishte nënën të larguar, e takoi vetëm 1 herë këtë behar, ka 4-5 vjet e larguar, këtë behar para dy muajsh e takoi,e kërkoi.
Nuk e di ka ikur, ju lut ky(babai i vajzës) për ta marrë po ajo(nëna e vajzës)nuk donte, jo nuk jetoj këtu, çupën vetëm këtë behar, vetëm 1 herë e ka takuar dhe kaq . Ndihem shumë keq,se nk është njeri i madh edhe. Diti të…. Nuk ka pasur asnjë shqetësim, shkonte për bukuri, nuk i ndihej zëri fare. Me vëllezërit dhe motrat e tjera shkonte mirë shumë ajo rriti dhe 2 të tjerë. Nk mendoj të jetë ndikuar nga ndnj gjë tjetër i shkonte mëndja te e ëma, edhe këta e donin e kanë rritur. Gjyshi dhe gjyshja e donin shumë, ata bënë çmos që e mbajtën ta rrisnin me shumë dashuri mirëpo ja që sdel,s’vete atje ku duhet.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur këtë mesditë në fshatin Buzaishtë të njësisë administrative Velçan në Mokër. 12-vjeccarja u gjet nga gjyshja e cila lajmëroi më pas policinë.
Vajza jetonte me babain, njerkën, gjyshen dhe fëmijët e tjerë që babai i ka nga martesa e dytë.