“Çmendet” shqiptari në Greqi, merr peng 25 emigrantë të paligjshëm në pyll

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar ka “arrestuar” 25 emigrantë pasi i akuzon për zjarret në Evros.Ai ka ndarë një video, ku shihet se ka mbushur një trailer plotë me emigrantë të paligjshëm dhe shprehet se janë ata që po vendosin zjarret në pyjet e Greqisë.

“Kam ngarkuar 25 copë, i kam në trailer. Këta po na djegin, 25 bastardë. Është mbushur gjithë mali. Ata janë të betuar të na djegin. Gjithë malet janë plotë, gjithandej. Unë u bëj thirrje të dilni të gjithë dhe ti mbledhim se do na djegin, unë po ju paralajmëroj”, dëgjohet të thotë shqiptari që i mban të mbyllur emigrantët në një makinë dhe i quan “copë”, a thua se janë plaçkë dhe jo njerëz që kanë ikur nga vendi i tyre për një të ardhme më të mirë.

Mediat greke bëjnë me dije se personi që kapu emigrantët është një shqiptar që jeton në vendin fqin për 33 vite. Shqiptari është më origjinë nga Kukësi, ku bashk⌂ me të kanë rënë në pranga dhe dy grekë.

Ai kapi emigrantët dhe ii mbante në trailer, teksa i numëronte si “copë” dhe i quante bastardë.Kujtjmë që ditën e djeshme në pyllin e Dadias në Greqi u gjetën të djegur 18 emigrantë të paligjshëm.

Njoftimi i policisë greke:

Pronari i mjetit (shtetas i huaj), i cili shihet në një video duke tërhequr një rimorkio, ku ndaloheshin ilegalisht 13 emigrantë të paligjshëm, me origjinë siriane dhe pakistaneze, u identifikua, u soll dhe u ndalua në Drejtorinë e Sigurimit të Aleksandoupolit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Aleksandropolisit.

Përveç pronarit të mjetit janë sjellë dhe ndaluar edhe dy shtetas të cilët dyshohet se e kanë ndihmuar.Të arrestuarit i referohen drejtësisë greke.Policia greke është vigjilente dhe në bashkëpunim me pjesën tjetër të autoriteteve shtetërore po punon intensivisht dhe sistematikisht për të ruajtur efektivisht kufijtë dhe për të çmontuar rrjetet kriminale të trafikut të paligjshëm të emigrantëve, duke garantuar njëkohësisht respektimin e ligjshmërisë dhe synimin kufizoni në mënyrë drastike problemin.

Kujtohet se gjatë muajit gusht, Policia greke parandalon mesatarisht rreth 900 hyrje të paligjshme në ditë në vendin tonë në Evros dhe arreston qindra trafikantë.Greqia është një shtet ligjor, me një acquis të fortë demokratike dhe traditë humanitare. Vetëdrejtësia nuk tolerohet në asnjë formë.”

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *