Detaje kanë dalë në dritë për ngjarjen e mbërmjes së sotme në Vaun e Dejës, ku një 21-vjeçare plagosi me thikë një 68-vjeçar. Burime për medie kanë raportuar se i moshuari, Zef Paloka ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me 21-vjeçaren Nikoleta Nikaj, duke përdorur dhunë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Laç në Vaun e Dejës, ku e reja ka plagosur më pas me thikë Palokën, i cili ka shkuar në spitalin rajonal të Shkodrës me plagë. Policia ka identifikuar më vonë Nikajn, duke e shoqëruar në komisariat.
Njoftimi i Policisë
Vau i Dejës/Informacion paraprak.
Rreth orës 21:30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi Z. P., 68 vjeç, banues në Vaun e Dejës, i plagosur me mjet prerës (thikë).
Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë, duke identifikuar dhe kapur autoren e dyshuar të plagosjes, një 21 vjeçare, banuese në Vaun e Dejës, e cila po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e rrethanave të sakta të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.