A ia vodhi lekët gjyshes? Rrëfimi ekskluziv i Klevisit të Tik Tok-ut dhe thirrja dëshpëruese e gjyshes

Sot në “Ftesë në 5” u trajtua historia virale e kësaj vere, me protagonist Klevisin, një 22 vjeçar nga fashti Pojan i Korçës që është bërë trend në TikTok.

Ai sqaroi për herë të parë si qëndronte e vërteta e videos në të cilën gjyshja e vet e akuzonte se i kishte vjedhur shumën prej 5000 mijë lekësh që merr nga pensioni.

“Nuk e di kush ia bëri videon gjyshes. Ajo është 88 vjeç dhe nuk di të përdorë telefonin. Ai që e ka bërë atë video nuk ka patur qëllime të mira, ka dashur të më ulë poshtë, të më bëjë keq.

Më kanë sulmuar kot më kot se unë s’ i kam bërë keq askujt, por jam përpjekur për familjen time”, tha ai.
Ndërkohë u transmetua një reportazh nga banesa e tyre në Pojan, ku gjyshja tregoi ambientet dhe kushtet e vështira ku jetonte bashkë me nipërit.

Sipas saj, është braktisur tërësisht nga shtatë fëmijët dhe mbijeton vetëm me një pension 5000 lekë të reja.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *