I dyshuar për vrasje, tentative vrasjesh si edhe pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal, 43-vjeçari Behar Bajri ra në prangat e policisë pavarësisht se kishte lënë Shqipërinë kohë më parë.
Rreth një muaj pasi Gjykata e Posaçme nxorri një urdhërarrestin për Behar Bajrin policia e shtetit nisi punën për vënien e tij në pranga. Para 2 javësh ai u lokalizua në një lagje në Strazburg ku jetonte mes kufirit Franko gjerman së bashku me familjet.
Të dhënat e grumbulluara dhe kartela e kuqe iu dorëzuan autoriteteve franceze që e arrestuan në një lokal.
Tashmë kanë nisur procedurat që të kryhet ekstradimi i Behar Bajrit për tu vënë para drejtësisë shqiptare. Hetimet për të dhe 14 të tjerëve nisën që në vitin 2019 kur pas zbërthimit të sky dhe enkrochat vendet partnere, të cilat sollën në vendin tonë gjetjet e tyre.
Në këto komunikime dilte se biznesmeni Pëllumb Gjoka pasi e liroi nga burgu nëpërmjet ryshfetit që I dha prokurorit Xhevahir Lita i kërkoi të vriste Kleanth Musabelliun. Më pas Bajri shkëmbeu objektivin me Ervis Martinajn dhe për llogari të tij vrau Gjon Boriçin.
Emri i tij del edhe si porositës i vrasjes së Ibrahim Liçit, Dorian Dulit dhe Genc Tafilit krime të cilat nuk ndodhën.