E gjendur në vështirësi ekonomike, Monika Lubonja po mundohet t’i futet muzikës?

Monika Lubonjën, aktoren e njohur e skenës shqiptare, patëm mundësinë ta njihnim më tepër gjatë qëndimit të saj në shtëpinë e BBV, ku u dallua për ëmbëlsinë e saj dhe një natyrë që nuk krijoi sherre.

Aktorja e njohur vijon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, ku është dalluar për sensin e saj të mirë të humorit.

Mbrëmjen e kaluar, Lubonja ka bërë një postim në profilin e saj të Instagramit, përmes të cilit duket se ka thumbuar këngëtarët.

Aktorja e ka nisur postimin e saj me një video, ku në sfond dëgjohet një “meme” sa i përket gjendjes së llogarisë bankare pas pushimeve dhe duket se Monika nuk ka më asgjë.


Kështu që e gjendur në “vështirësi”, aktorja ka vendosur të vijojë një tjetër karrierë dhe bëhet fjalë për t’iu futur muzikës.

“Këngë nuk ka më, këngëtar jo e jo” Tani do këndoj edhe unë, se u pa puna. U bënë këngëtar me kuç dhe e maç. Vetëm unë jo”, shkuan në postimin e saj Monika, ku shihet e veshur me një kanotierë rozë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *