S’ka bukëpjekës, furrat shqiptare po kërkojnë punëtorë nga India

Mungesa e fuqisë punëtore ka filluar të ndjehet në vend duke shkaktuar edhe shqetësim në biznese.

Shoqata e Bukës Pastiçerisë dhe Brumërave ka ngritur shqetësimin për mungesën e fuqisë punëtore. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, theksohet se ka mungesë të punëtorëve dhe veçanërisht specialistëve të bukës.

Shoqata njofton se kanë zhvilluar një takim me Kompaninë ndërkombëtare ABC HR me Seli të Korporatës në Dubai dhe me zyra operative në Indi, që ka në objekt të saj prurjen e fuqisë punëtore në vendet e tjera.

Kompania ABC ka një bazë të dhënash me mbi 60000 punëtorë cilësorë të cilët janë të gatshëm të punojnë në Evropë me kontrata afatgjate.

Njoftimi i plotë:

Tek të gjithë ne ndihet mungesa e fuqisë punëtore, veçanarisht e specialistëve të bukës, pastiçerisë, dhe brumërave.

Për këtë qëllim u organizua një takim paraprak informues me Kompaninë ndërkombëtare ABC HR me Seli të Korporatës në Dubai dhe me zyra operative në Indi, që ka në objekt të saj prurjen e fuqisë punëtore në vendet e tjera, duke pasur një përvojë të gjatë, në shtete të ndryshme të Europës dhe Ballkanit.

Kompania ABC ka një bazë të dhënash me mbi 60000 punëtorë cilësorë të cilët janë të gatshëm të punojnë në Evropë me kontrata afatgjate.

Me kërkesën tonë, më drejtuesit e Kompanisë dhe përfaqësuesit e saj në Shqipëri, u organizua një takim specifikisht për trajtimin e proçedurave organizative, teknike e financiare që duhen  për rekrutimin e punonjësve .

Për kolegët që janë të interesuar, dhe për informacione më të detajuara, të kontaktojnë me Kryesinë e Shoqatës.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *