U vra nga algjeriani, Prokuroria italiane nis hetimet e reja për vdekjen e Klajdi Bitrit

Kur kanë kaluar 10 ditë nga vrasja e të riut shqiptar në Itali, Klajdi Bitri autoritetet kanë hapur hetime të reja, të cilat janë urdhëruar nga Prokurori, Marco Pucilli.

Mediat italiane raportojnë se hetimet do të përqëndrohen te arma me të cilën u krye krimi, një shtizë peshkimi, për të parë si funksionon dhe mbi të gjitha aftësinë dëmtuese që ka kjo armë.

Po ashtu do të analizohen edhe objektet e sekuestruara, makina Opel Zafira në të cilën ndodhej i dyshuari për krimin, 27-vjeçari algjerian Fatah Melloul, peshqiri i tij i plazhit dhe rrobat që kishte veshur atë ditë.

Do të merren mostra dhe më pas do të analizohen. Po ashtu po kërkohen gjurmë gjaku dhe gjurmë gishtash. Këto hetime do të nisin më 14 shtator dhe nga prokuroria konsiderohen si të nevojshme për rindërtimin e dinamikës së krimit..

Ndërkohë, algjeriani ndodhet ende në burg, i akuzuar për vrasje me dashje. Ai ndodhet në qeli që nga dita e arrestimit, që ndodhi menjëherë pas krimit.

Si ndodhi krimi?Ishte 27 gusht kur Bitri u vra me një shtizë peshkimi nga algjeriani. Të dy ishin në një rrugë publike kur shpërtheu një debat për një mosmarrëveshje mbi rregullat e trafikut rrugor.

Sipas mediave italiane i riu shqiptar ndëhyri për të shuar sherrin ku ishte përfshirë shoku i tij.Sherri ndodhi pasi makina ku ndodhej autori i vrasje kishte bllokuar trafikun dhe nuk i jepte përparësi automjeteve të tjera.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *