Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të ri në kryeqytet
I arrestuari me iniciale A. H., banues në Tiranë, akuzohet se ka përdhunuar një 23-vjeçar.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet nga policia e Tiranës një 51-vjeçar pasi dyshohet se ka përdhunuar një të ri.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, teksa specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas denoncimit arrestuan shtetasin A. H., 51 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas burimeve zyrtare, 51-vjeçari dyshohet se ka kryer marrëdhënie homoseksuale me një 23-vjeçar, pa dëshirën e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.