Arrestohet 51-vjeçari në Tiranë, dyshohet se ka përdhunuar një djalë të ri

Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të ri në kryeqytet

I arrestuari me iniciale A. H., banues në Tiranë, akuzohet se ka përdhunuar një 23-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet nga policia e Tiranës një 51-vjeçar pasi dyshohet se ka përdhunuar një të ri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, teksa specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas denoncimit arrestuan shtetasin A. H., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas burimeve zyrtare, 51-vjeçari dyshohet se ka kryer marrëdhënie homoseksuale me një 23-vjeçar, pa dëshirën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *