Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me të shkuarën e viktimës së atentatit të djeshmë në Vlorë, 41-vjeçarin Laert Keka.
41-vjeçari rezulton një person me të hskuar kriminale, pasi në fillim të viteve 2000. Ai ka marrë peng një kambist, të cilin për ti marrë një hsumë lekësh e ka vrarë në në bashkëpunim me një tjetër person. Për këtë ngjarje, ai ëshët dënuar në vitin 2005, duke qëndruar për një kohë të gjatë në burg.
Pas daljes nga burgu Keka punonte kryesisht me mjete lundruese ku ne sezonin e verës bënte transport turistësh drejt Sazanit apo Karaburunit, ndërsa ishte i martuar dhe kishte dy femije.
Deri më tani policia ka marrë në pyetje 10 persona për atentatitn e djeshëm, teksa u gjet dhe arma e krimit me të cilin autorët qëlluan me breshëri ndaj 41-vjeçarit.
Nga 18 plumba të qëlluar, 6 prej tyre goditën trupin e tij, duek i marrë jetën në vend.