Mori peng disa orë të dashurën 17 vjeçe dhe e dhunoi në Tiranë, arrestohet i riu

Një 23 vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka i hequr lirinë për disa orë, si dhe ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij 17-vjeçare.

Arrestimi është kryer nga policia e Komisariatit nr 6 menjëherë pas denoncimit.
23 vjeçari i identifikuar si Bred Llaftiu është arrestuar në Xhafzotaj të Durrësit ku dhe banonte informoi sot policia e Tiranës.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se 23-vjeçari, ka marrë me forcë në automjetin e tij duke i hequr lirinë për disa orë, si dhe ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij 17-vjeçare” thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë policia e komisariatit nr 2 arrestoi një banor të Tiranës me inicialet M. H., pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur 15 vjeçe.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *