Mjeku-ligjor që cilësoi plagosje të lehtë rrahjen në video , ekspertoi dhe dhunën ndaj Xhisiela Malokut

Eksperti Elton Serani është mjeku-ligjor që në 24 korrik 2023 ka cilësuar si plagosje të lehtë rrahjen barbare të Jashar dhe Bilbil Maja në Fushë-Krujë nga fisi Rraja.

Elton Serani është i njëjti mjek që ka ekspertuar dhe Xhisiela Malokun për dhunë fizike, për të cilën u dyshua si autor dhe më pas u dënua Rexhep Rraja.

Image

Po ashtu Elton Serani, është eksperti mjeko ligjor që ekspertoi dhe kinezin Liangbin Chen, i cili ishte në kërkim nga autoritetet kineze për grabitje përmes mashtrimit. Falë ekspertimit të Seranit kinezi përfitoi ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *