16-vjeçari hedh spraj piperi në klasë, disa nxënës përfundojnë në spital

Disa nxënës kanë përfunduar në spital pas ngjarjes së ndodhur në gjimnazin e Krujës, ku një nxënës ka hedhur një sasi spray djegës brenda klasës.

Shefi Shërbimit të Urgjencës e toksikologu i spitalit, Durim Herri, u shpreh për mediat se një pjesë e nxënësve janë trajtuar pranë gjimnazit, ndërsa 5 – 6 nxënës janë dërguar në Urgjencën e Krujës për të marrë trajtimin e duhur.

“Rreth orës 10:00 jemi lajmëruar nga stafi pedagogjik i Krujës për disa nxënëse kishin pasur probleme me frymëmarrjen, të përziera e gjëndje ankthi. Bëhet fjalë për një spraj të hedhur në ambientet e korridoreve të gjimnazit. Ky ka dhënë komplikacionet. Shumica u trajtuan në një dhomë të ngritur pranë gjimnazit të Krujës,  5 – 6 pacientë erdhën në urgjencë ku morën trajtimin e duhur. Në përgjithësi gjëndja e tyre shëndetësore nuk është e keqe”,- tha mjeku.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *