“I njohur për një sens humor therës”, Reuters për Edi Ramën: I tregoi botës se si ta trajtojnë Rusinë

Media prestigjoze Reuters ka shkuar një artikull, ku në fokus është debati mes ambasadorit rus Vassily Nebenzia dhe Kryeministrit Edi Rama.Reuters tregon në mënyrë koronologjike si degradoi përplasja dhe vuri në pah humorin therës së kryeministrit shqiptar, pas përgjigjeve ndaj përfaqësuesit rus.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Nebenzya u shpreh i indinjuar nga prania e liderit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Pas fjalës së tij, kryeministri Edi Rama i propozoi që t’i jepet fund luftës në Ukrainë, në mënyrë që edhe Zelensky të mos mbajë fjalën e tij.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama, duke shërbyer si kryetar i seancës, u përgjigj ndaj Moskës, e cila prej kohësh thotë se pushtimi nuk përbën një luftë, por ishte thjesht një operacion special ushtarak.

Pas seancës, Zelenskiy falënderoi Ramën në rrjetet sociale, duke thënë se shqiptari, i cili është edhe artist dhe ish-basketbollist, “i tregoi botës se si ta trajtojë saktë Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj”, shkuan më tej Reuters.

Pjesë nga artikulli i ReutersKryeministri shqiptar Edi Rama, duke shërbyer si kryetar i seancës, u përgjigj ndaj Moskës, e cila prej kohësh thotë se pushtimi nuk përbën një luftë, por ishte thjesht një operacion special ushtarak.

“Dua të siguroj kolegët tanë rusë dhe të gjithë këtu se ky nuk është një operacion special i presidencës shqiptare”, tha Rama, i njohur për një sens humori therës.“Ka një zgjidhje për këtë”, vazhdoi Rama, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Nebenzias: “Nëse jeni dakord, ndaloni luftën dhe presidenti Zelenskiy nuk do ta marrë fjalën”.

Pas seancës, Zelenskiy falënderoi Ramën në rrjetet sociale, duke thënë se shqiptari, i cili është edhe artist dhe ish-basketbollist, “i tregoi botës se si ta trajtojë saktë Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj”.

Në përpjekje për të justifikuar pushtimin e saj, Moska ka thënë se ambiciet e Ukrainës për t’u integruar me Perëndimin – duke përfshirë NATO-n – përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare të Rusisë, një pohim që Kievi dhe aleatët e tij e mohojnë si një pretekst të pabazë për të sulmuar.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *