SPAK kërkoi 10 vite burg, Lefter Koka: Kam probleme psikologjike, nuk rri dot në qeli

Teksa Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë ditën e sotme pretencën për çështjen e Inceneratorit të Elbasanit, ish-ministri Lefter Koka duket se po bën gjithçka për t’i shpëtuar burgut.

Ish-ministri ka paraqitur ditën e sotme një raport mjekësor, ku sipas tij provohet se ai vuan nga probleme psikologjike dhe për këtë arsye, nuk mund të qëndrojë në qeli. Edhe avokati i tij ka deklaruar se ish-ministri është në gjendje të rëndë dhe nuk mund të mbahet në burg.

Ndërkohë, SPAK ka këkruar 10 vite burg për Kokën, dënim që konvertohet në 6 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Pretenca e SPAK:

Lefter Koka 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Alqi Bllako 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Mirel Mërtiri 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Stela Gugallaj 7 vite burg (4 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Klodjan Zoto 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Pëllumb Abeshi 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Jonida Zeqo 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *