Opinionisti i njohur shqiptar, Arjan Konomi prej më shumë se 1 viti nuk është shfaqur më për publikun dhe ndjekësit e tij në televizion apo rrjetet e tij sociale nga udhëtimet e tij aventureske.
Por pak ditë më parë një video e tij në Tik Tok në faqen zyrtare bëri që fansat të shqetësohen për të. Opinionisti i cili po tregonte për udhëtimin e tij në Australi, dukej krejtësisht ndryshe. I zbehtë e me flokë të thinjur, pamje e cila ngriti disa pikëpyetje te ndjekësit e tij.
Disa nga komentet e tyre ishin: “Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Arjanit?”, “Ka bo operacione ky a ca?”, “Ku është Arjani dhe pse e ke ngrënë?”, etj.
Këtë vit opinionistin nuk është angazhuar në televizion, teksa në rrjetet e tij sociale poston shpesh pamje nga udhëtimet e tij duke eksploruar vende të ndryshme.