Arjan Konomi nuk njihet në videon e fundit, cfarë i ka ndodhur opinionistit?

Opinionisti i njohur shqiptar, Arjan Konomi prej më shumë se 1 viti nuk është shfaqur më për publikun dhe ndjekësit e tij në televizion apo rrjetet e tij sociale nga udhëtimet e tij aventureske. 

Por pak ditë më parë një video e tij në Tik Tok në faqen zyrtare bëri që fansat të shqetësohen për të. Opinionisti i cili po tregonte për udhëtimin e tij në Australi, dukej krejtësisht ndryshe. I zbehtë e me flokë të thinjur, pamje e cila ngriti disa pikëpyetje te ndjekësit e tij. 

Disa nga komentet e tyre ishin: “Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Arjanit?”, “Ka bo operacione ky a ca?”, “Ku është Arjani dhe pse e ke ngrënë?”, etj. 

Këtë vit opinionistin nuk është angazhuar në televizion, teksa në rrjetet e tij sociale poston shpesh pamje nga udhëtimet e tij duke eksploruar vende të ndryshme.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *