Shqiptari arratiset në mënyrë spektakolare nga burgu, mediat: S’është hera e parë

Personi që shihni në foto është 40-vjeçari shqiptar, Roland Dedja, i cili është shpallur në kërkim nga policia italiane pasi u arratis nga burgu i Teramos në Abruzzo të Italisë.

Arratisja e tij tërhoqi vëmendjen e mediave italiane, duke e cilësuar atë të denjë për një skenar filmi.

Dedja përdori një litar alpinizmi për të kaluar murrin e burgut, teksa dyshohet se ka përdorur edhe një dron gjatë arratisjes. Shqiptari është arratisur që mbrëmjen e djeshme, por gjithçka u zbulua vetëm mëngjesin e sotëm nga policia e burgut.

Kjo nuk është arratisja parë që 40-vjeçari ka kryer, pasi edhe në vitin 2010 është arratisur nga burgu i Pisas, së bashku me një tjetër shqiptar. Gjithashtu ai akuzohet dhe për një grabitje, të ndodhur pasi u arratis nga burgu në vitin 2010.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *