Tre personat që mbetën të plagosur në lokalin ku u vra sot Martin Bardhi janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Indrit Bardhi, Olti Gjini dhe Ilir Bardhoku janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet. Ata ishin të ulur në bar-kafenenë, në momentin kur pas një konflikti, autorët nxorën armën e zjarrit dhe qëlluan.
Ndërkohë, policia vijon kontrollet për autorët që vranë Martin Bardhin në lokalin e tij, në qendër të Rrëshenit.
Hakmarrja është pista kryesore e hetimeve për vrasjen e 59-vjeçarit. Tetë muaj më parë, viktima kreu një atentat që mbeti në tentativë ndaj Saimir Reçit, nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në vitin 2020.
Ndërkohë këto janë pamjet e makinës së përdorur për atentatin, e cila u gjet ne nje fshat.
olicia e Shtetit po intensifikon kontrollet në zonën ku u gjet automjeti i djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.
Kontrollet në zonë po bëhen edhe nga ajri, me helikopter, nga shërbimet e Repartit Special RENEA.
Zona po kontrollet nga toka, nga dhjetëra shërbime të FNSh-së, të Forcës së Posaçme “Shqiponjat” dhe forcat operacionale.
Për kontrollin e zonës së pyllëzuar, shërbimet e Policisë janë duke përdorur edhe 5 dronë.