Tentoi të vriste gruan dhe e izoloi për 2 vjet, Aurel Kurti: S’i mungonte asgjë, më intereson vetëm vajza

I riu shqiptar, Aurel Kurti, i cili u arrestua pasi dhunoi bashkëshorten e tij 22-vjeçare Dafina, në banesën e tyre në Volos, është shprehur se nuk e ka mbajtur të burgosur.

Ai e ka konsideruar gënjeshtër këtë akuzë dhe ka pretenduar se arsyeja e debatit mes tyre, ishte se 22-vjeçarja dëshironte që të iknin në Angli, tek kushërinjtë e saj.

“Është gënjeshtër, nuk e kam mbajtur të burgosur. Ajo donte që të largoheshim dhe të shkonim në Angli, ku ishin edhe kushërinjtë e saj. Nëse do të donte të divorcohej, mund të më thoshte. Erdha në Greqi sepse doja një jetë tjetër. I kisha thënë shumë herë të dilte dhe ajo nuk donte sepse thoshte nuk mundemi. Punoja nga mëngjesi në mbrëmje dhe shtëpia ime ishte gjithmonë plot për të dhe fëmijën. U grindëm sepse donte të largoheshim” , tha 28-vjeçari, shkruan Protothema.

Ai shtoi e vetmja gjë që i intereson është vajza e tyre 2 vjeçe e gjysmë.

“Më intereson vetëm fëmija im, është jeta ime, prandaj kam punuar kaq shumë orë, që të mos i mungojë asgjë”, tha Aurel Kurti.

Ndërkohë 22-vjeçarja, e cila është marrë nën mbrojtjen e shtetit grek që bashku me vajzën e mitur, raportohet se po merr kërcënime nga familjarët e bashkëshortit për të tërhequr padinë e ngritur ndaj tij.

Ajo ka kërkuar nga gjykata që ta lërë në burg, në të kundërt jeta e saj rrezikohet. Kujtojme se fqinjet e ciftit hyne ne shtepine e tyre pasi degjuan gruan e re qe kerkonte ndihme. Ata e gjeten ate te gjakosur ndersa 28 vjecari perpiqej ta mbyste.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *