Rama kapet me ndërtuesin gjatë mbledhjes: Apartamentet duhet të shiten me vlerën e tregut, jo sa do pronari

Kryeministri Rama iu përgjigj ashpër kërkesave të ndërtuesve duke deklaruar çmimi i referencës për banesat u vendos për shkak të abuzimeve dhe nuk mund të ndryshohet.

Sipas kreut të qeverisë, ndërtuesit shesin apartamentet me çmime më të larta nga sa deklarohen.

“Këtë nuk kishit parashikuar ju, ju do gënjenit shtetin pa mbarim dhe do shisnit apartamente me 2 mijë euro dhe do i deklaronit me 850 euro. Këtë nuk kishit parashikuar ju dhe evazionin. Bashkitë duhet të ndërtojnë infrastruktura që ju s’keni ça merrni përsipër. Epo ju të shisni apartamente me 2 mijë, 3 mijë, 4 mijë, 5, 8 mijë euro dhe të deklaroni çmime që janë larg të vërtetës, kjo nuk mund të vazhdojë. Çmimet e referencës janë vënë mbi bazën e tregut. Është bërë një studim i tregut dhe iu është vënë detyrimi që të përgjigjeni në bazë reale.

Sa doni të fitoni ju, ju doni të fitoni sa më shumë. Mos ta dëgjojmë më historinë  e vendosjes në një nivel të arsyeshëm sepse nuk është akoma maksimumi që duhet vendosur, por në një nivel të arsyeshëm kur ti shkon deklaron shitjen sepse kur ti gënjen, shteti ka detyrë të thotë këtu nuk është kaq. Është bërë një kohë e gjatë, çmimet rriten çdo javë. Është shenjë e mirë në një aspekt për rritjen e vlerës së pasurisë, nga ana tjetër duhet të përfitojnë të gjithë. Të duket shumë 3% kontribut, e ke shumë gabim. Po të marr strofullën e kapitalizmit, Nju-Jork ku nuk ndërton dot një godinë ku t’i shesësh të gjitha apartamentet. Thotë do të shesësh kaq, kaq do japësh me qira. S’mund të japësh sa të duash ti. Askush nuk ju detyron të ndërtoni me zor, sepse ju keni interes dhe fitoni shumë dhe bravo ju qoftë. E kam folur me Bashkinë e Tiranës 3% për strehimin social të jepet aty ku jetoni. Unë thashë pse s’na e merrni 3% te blloku, por tek Astiri, ju thoni fare, kjo nuk diskutohet”, tha Rama.

 Rama debatoi ashpër me një prej ndërtuesve të pranishëm, i cili kërkoi sqarime për faktin se pse në mes të vitit fiskal taksat për ta u rritën. Po ashtu ai tha se nuk ishte e drejtë që vetëm ndërtimi të paguante për të pastrehët. Nga ana tjetër, Rama tha se nuk ishte normale që të paguanin ata që merreshin me turizëm dhe t’u zihej atyre një kat i hotelit.

DEBATI:

Rama: Nuk shohim asnjë rrugë tjetër, vecse t’ju themi bazuar tek tregu dhe sondazhet, që jo ne nuk e pranojmë që t’ju marrim juve TVSH 6%, për këtë shifër që na jepni ju. Ne do ua marrim për atë shifër që na thotë tregu dhe ju do na e jepni. Për të përmirësuar të gjitha hallkat që ka nevojë shteti, kështu që këtë bisedë e kishim sot mbasdite, më shtyu ndërhyrja jote, se i hodhe pak kripë dhe piper këtij diskutimi. 

Ndërtuesi: Nuk ka pse të ketë lidhje direkte, me këtë ndryshim reference ne paguajmë më shumë, kjo na falimenton, se duhet të gjesh 1 mln euro. Pse duhet të kontribuojë biznesi i ndërtimit me të pastrehët, po të tjerët, e kanë për detyrë? 

Rama: Jo

Ndërtuesi: Me Kushtetutë, e ka për detyrim Republika e Shqipërisë të merret me të pastrehët, jo ndërtuesi. Na e keni kaluar si barrë. 

Rama: Po ju në cilën Republikë jetoni?

Ndërtuesi: Gjithë biznesi jeton në Republikën e Shqipërisë, jo vetëm ne.

Rama: Edhe të turizmit ti themi të japin për të pastrehët?

Ndërtuesi: Eshtë normale

Rama:  Të lutem

Ndërtuesi: Kundërshtojmë dyfishimin e taksave në mes të vitit

Rama:  Po mirë, mos e filloni ndërtimin këtë vit

Ndërtuesi: Digjet leja

Rama:  Rëndësi ka që keni prona, taksa i referohet vlerës. Mbi atë bazë, secili e paguan kur fillon punën, nuk mund të thuash ma futi në mes se akoma nuk ka nisur puna. Dakort.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *