Dikush po spiunonte detaje nga jeta e prokurores së SPAK, gazetarja: Ja pse shteti “u ngrit në këmbë” pas deklaratës së Tafanit

Të tjera detaje ka dhënë gazetarja Klodiana Lala në lidhje me arsyet e marrjes në mbrojtje të prokurores së SPAK, Doloreza Musabelli.

Gazetarja tha se arsyeja pse shteti u “ngrit në këmbë”, ishin deklaratatat e ushtarit të Laert Haxhiut, Marjus Tafani, se dikush afër prokurores po i jepte informacion grupit kriminal mbi jetën e saj. Në një intervistë për Euronews, ajo tha se banda e Haxhiut kishte marrë informacion mbi vendbanimin e prokurores, madje ajo ishte ndjekur dhe ishte fotografuar në marketet ku kryente pazar, apo ku nxirrte fëmijët për argëtim.

“Çfarë tha i penduari Marjus Tafani që e ngriti kaq shumë në këmbë institucionet shqiptare. Ai tha se dikush pranë prokurores Doloreza Musabelliu po jepte informacion. Të dhënat ishin të natyrës se në çfarë shkolle i dërgonte fëmijët, ku ajo banonte, ku e kishte zonën bashkëshorti I saj avokat, cilat vende frekuentonte, ku nxirrte fëmijët për të pushuar apo lëvizur me biçikletë, cilat markete frekuentonte. Madje ka patur foto ku prokurorja Musabelliu është fotografuar duke bërë pazar në market.

Ju pyesni që a mund të hetojnë prokurorët kur janë nën presion. A e dini kur nisi revanshi ndaj krimit të organizuar në Itali, kur u vra Falcone dhe Borselino. Uroj të most ë ndodhë asgjë ndaj zyrtarëve të drejtësisë, por pika e vlimit është tani. Është momenti kur prokuroria e POosaçme po bën goditje ndaj peshqëve të mëdhenj të politikës”, tha gazetarja.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *