Tetori është muaji sensibilizimit për kancerin e gjirit ndaj u bëhet thirrje grave të bëjnë mamografinë.
Në vendin tonë, rajoni i Beratit është një ndër zonat ku kanceri i gjirit prek më shumë gratë. Në spitalin e Beratit kryhen 40 vizita dhe mamografi në ditë sipas një grafiku të përcaktuar nga Drejtoria e Shëndetit Publik.
Zona që ka më shumë gra të prekura nga kanceri i gjirit është Kuçova për shkak të ndotjes nga mbetjet e naftës. Në Kuçovë, konstatohen shumë probleme tek gratë si me kancer gjiri ashtu dhe me kiste dhe fibra adenoma. Një vit më parë në muajin tetor janë kryer 450 depistime.
Kanceri i gjirit mund të kurohet vetëm në rast se diagnostifikohet në kohë, prandaj këshillohen kontrollet e shpeshta jo vetëm gjatë muajit tetor, por gjatë gjithë vitit.