Kujdes, ky është qyteti në Shqipëri ku gratë preken më shumë nga kanceri i gjirit. Ja arsyeja

Tetori është muaji sensibilizimit për kancerin e gjirit ndaj u bëhet thirrje grave të bëjnë mamografinë.

Në vendin tonë, rajoni i Beratit është një ndër zonat ku kanceri i gjirit prek më shumë gratë.  Në spitalin e Beratit kryhen 40 vizita dhe mamografi në ditë sipas një grafiku të përcaktuar nga Drejtoria e Shëndetit Publik.

Zona që ka më shumë gra të prekura nga kanceri i gjirit është Kuçova për shkak të ndotjes nga mbetjet e naftës. Në Kuçovë, konstatohen shumë probleme tek gratë si me kancer gjiri ashtu dhe me kiste dhe fibra adenoma. Një vit më parë në muajin tetor janë kryer 450 depistime.

Kanceri i gjirit mund të kurohet vetëm në rast se diagnostifikohet në kohë, prandaj këshillohen kontrollet e shpeshta jo vetëm gjatë muajit tetor, por gjatë gjithë vitit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *