Pallati ku Bino jeton, nuk është dëmtuar as nga tërmeti i 26 nëntorit, siç po mundohen që institucionet t’ia hedhin fajin por është dëmtuar më 5 maj, sapo kanë nisur ndërtimet e një pallati ngjitur. Duke folur për gazetarët e Fiks Fare, Bino ka deklaruar se sapo pallati i tyre është dëmtuar, s’kanë lënë vend pa u ankuar, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
“Që në 5 maj na kanë nisur dëmtimet dhe çarjet në mure, sapo nisi themeli i pallatit ngjitur, ku nuk kemi trokitur, por s’kemi gjetur zgjidhje”, tha Bino.
Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino i është drejtuar emisionit investigativ Fiks Fare për një problem që ka hasur me pallatin ku jeton. Në denoncimin e saj, Bino ka theksuar se shtëpia e saj dhe e banorëve të tjerë në pallatin në rrugën “Reshit Çollaku”, është bërë e pabaneshme dhe është dëmtuar për shkak të një pallati tjetër që po ndërtohet ngjitur me pallatin e saj.