Ahmetaj bën statuse nga arratia, SPAK i kërkon Facebook dhe META-s të gjejë vendndodhjen

Ish-zv.kryeministri i vendit Arben Ahmetaj ka reaguar disa herë përmes rrjeteve sociale në rastet kur ka patur zhvillime ndaj tij.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale, ende nuk dihet vendndodhja e Ahmetajt.

Raportohet se Prokuroria e Posaçme i ka nisur letërporosi zyrave qëndrore të kompanisë “Meta” që disponon pronësinë e disa aplikacioneve në rrjetet sociale, për të gjurmuar vendin nga ku logohet ish numri dy i qeverisë.

Arben Ahmetaj ndodhet në kërkim ndërkombëtar që parashikon korrikun në lidhje me inceneratorët.

Ndërkohë vetëm disa ditë më parë, SPAK hapi një hetim të ri ndaj tij, me akuzën e shpërdorimit të detyrave, në lidhje me privatizimin e ish-fabrikës së bukës.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *