Për rastin e dhunës ndaj shtetases Diana Mulla, “Stop” u lidh me zëdhënësen e policisë Korçë, e cila thotë se agresori Fatos Mulla u ndalua, por prokurorja e hetoi në gjendje të lirë, pasi ai nuk ishte kapur në flagrancë, por pas 6 ditësh.
Pjesa e dhunimit sipas pretendimit të saj ka ndodhur disa ditë më përpara dhe nuk ka qenë në kushtet e flagrancës zotëria. Është proceduar në gjendje të lirë”, tha zëdhënësja e policisë.
Vetë prokuroja Irena Çunati mohon të jetë marrë me këtë rast.
Gazetarja: Interesohem për rastin e Dianës, Diana Mullës.
Prokurorja Irena Çunati: Po nuk e kam unë çështjen.
Gazetarja: Keni qenë ju prokurore e gatshme.
Prokurorja Irena Çunati: Po le të kem qenë unë e gatshme.
Gazetarja: Nga policia më njoftuan se keni dhënë urdhrin për të liruar Fatosin, bashkëshorti i zonjës me justifikiminqë nuk ishte në kushtet e flagrancës. Çfarë nënkuptoni me këtë?
Për këtë problem iu drejtuam Shërbimit Social në Bashki, drejtoreshës Marjana Jorgji si dhe Shërbimit Social Shtetëror Entela Fejzo, të cilat na premtuan strehim për Dianën, pas daljes nga spitali.
E në fakt, ne mundësuam sistemimin e Dianës në Tiranë në Qendrën e Grave te Dhunuara, ku përveç strehimit, po merr dhe mjekimin e duhur mjekësor./tvklan.al