Arrestimi i Mark Frrokut/ Përfaqësuesja e Kishës: Nuk ishte i autorizuar nga ne, duan vetëm të përfitojnë

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me sherrin për pronën që ka agravuar deri në përdorimin e armës një ditë më parë në zonën e Kepit të Rodon

Në konflikt u përfshinë disa persona që pretendojnë se janë përfaqësues të Kishës Katolike, me banorët e zonës, të fshatit Shetaj, mes tyre edhe ish-deputeti i PS Mark Frroku dhe të afërm të tij.

Si pasojë policia ka vënë në pranga 8 persona që janë përfshirë në konflikt, mes tyre edhe Frroku.

Përfaqësuesja e Kishës Katolike në këtë zonë zonja Ana Shtjefni, ka bërë me dije për mediat se personat që kanë pretenduar se janë përfaqësues të Kishës, nuk janë të tillë.

Ajo ka deklaruar se personat që kanë nisur rrethimin e zonës dhe nuk janë përfaqësues të Kishës dhe as të autorizuar nga kjo e fundit, dhe se sipas Shtjefnit kanë dashur vetëm të përfitojnë nga ky konflikt.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *