Mësuesja që u rrah me karrige meta like flet në lot pas operacionit: Nxënësi më bënte video e qeshte…

Majlinda Palushi, mësuesja që ra pre e dhunës së nxënësit të saj, pak ditë më parë në shkollën ‘Hydajet Lezha’ në Lezhë, është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në News24.

Gazetarja dhe moderatorja Evis Ahmeti ka bërë një intervistë me mësuesen.

“Nuk kam qenë në gjendje as me fol. Kam qenë në gjendje shoku. U rikuperova pas operacionit.”, tha ajo.

Pyetje: Si je?
Mësusja:
 Do rri du muaj në spital, për klavikulën, kam nevojë për fizioterapi. Nuk i kam zënë babain në gojë. Ai u kujtua pas 5 minutash pasi zura unë benë. Unë u kapa me kushërini e tij. Ai po bënte video. Ata po qeshnin. Dhe unë u kërkova që mos të qeshnin, u thash; dilni jashtë. I thash dil jashtë, dhe kur po merrja fletoren, ai ma mori dhe më shtyu. Mora telefonin me thirr policen e shkollës, për çdo incident. Policja s’më doli fare. Më duket se nuk ishte në telefon. Nxënësit nisën duke qeshur, kryesisht kushëriri i vetë. Në këtë kohë…unë i thash; vazhdojmë. Vazhdoj të bëjë ilaritet…. “Yyyy s’të erdhi policia”- më tha..Unë ia ktheva dhe i thash; ti e ke marrë kot vitin. Në këtë debat e sipër kur ai më thoshte; ‘do më kalo edhe këtë vit’. Dhe unë në ngarkesë e sipër; ‘në tesha të babës tem’…skam përmend babën e vetë. E kam përmend te tavolina e tij babën tim. S’ja përmenda babën. Kam shkuar te tabela dhe u mora me nxënësit që kisha në tabelë. S’i kujtova babain.

Po na shtypin çdo ditë në klasë, po na bëjnë zhelë. Kemi 30 vite në arsim. Dhe pak edhe dilja në pension, dhe të marr një goditje të tillë?! Ky është skandal. Kam punuar me korrektësi. Sot nuk duhet të jesh korrekte, por të jesh e poshtër. Kam shkuar në shkolla ku ka pas nevojë atdheu. Kam punuar me përkushtim. Është vetëm një police për dy shkolla. E kam thirrur policen dhe herë të tjera. Është klasë problematike. Edhe analfabeti i shekullit të jesh, po bërë projektin, ka të drejtë të kalojë. Kam ngelur edhe vajza. Edhe ajo vajza që ka folur, me 99% ka ngelur se nuk ka pranuar që të bëjë projektin. Ajo nuk ka pranuar as të më sjellë projektin. Jam detyruar që ta ngel. Nuk e ka hequr kurrë telefonin nga dora. Nuk ka shkruar një fjalë në matematikë. S’dinin matematikë, ok, se jo të gjithë dinë matematikë. Por jo të ma hedhin mua syve. Por jo të shpifin. Ju lutem, nëse ndryshoni këtë që them, do të ndihesha dy herë e pushkatuar. Do të kthehem në mësim me kufje në vesh, do ta shkruaj mësimin në klasë dhe do bëj sikur shpjegoj, nxënësit ala s’kanë dalë prej dritare.”, mbylli intervistën e saj mësuesja.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *