Detaje TË RËNDA nga aksidenti që i mori jetën 14-vjeçares në Korçë, shoferi me pranga në duar shpërthen në lot

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë, i ndodhur paraditen e sotme në Korçë, ku një 14-vjeçare u pëprlas për vdekje.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Maliq, pranë rrethrrotullimit të fshatit Zëmblak, ku vajza është përplasur nga një makinë sapo ka zbritur nga një fugon.

Zona në fjalë njihet si një ndër njollat e zeza të aksidenteve rrugore për shkak se mjetet ecin me shpejtësi të lartë dhe shpesh përgjatë saj ka zona të banuara. Momentalisht, për rastin policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po bën pyetjen e dëshmitarëve mbi këtë ngjarje, gjithashtu dhe veprimet e tjera hetimore. Nga të dhënat në vendngjarje, shkak i aksidentit dyshohet se mund të ketë qenë shpejtësia e lartë e automjetit që përplasi vajzën.

Në disa pamje të siguruara nga Top Channel, shihet shoferi I. K me duart në pranga.Ai ndodhet brenda automjetit, i vëzhguar gjatë gjithë kohës nga një polic.

Ai shihet duke shpërthyer në lot, ndërkohë makina e tij ka pësuar dëme të mëdha nga përplasja fatale

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *