Provinca Françeskane ka reaguar mbrëmjen e sotme lidhur me konfliktin e ndodhur dy ditë më parë në Kepin e Rodonit për pronën.
Kujtojmë se të përfshirë ishin për Përfaqësues të Kishës Françeskane dhe banorëve të zonës, ndërsa u arrestuan 8 persona të përfshirë në konflikt mes tyre edhe ish-deputeti, Mark Frroku.
Përmes një deklarate publike, Provinca Françeskane thotë se ka fituar pronësinë në territorin e Kepit të Rodonit me vendim dhe nuk ka pasur asnjë konflikt me asnjë shtetas.
Sakaq, në deklaratë theksohet se prona në Kepin e Rodonit është pronë e Provincës Françeskane dhe jo e Kishës Katolike në Shqipëri.
Deklarata e plotë: