Sherri tek Kepi i Rodonit, reagon Provinca Françeskane: E kemi pronësinë që në 2008, pala tjetër në 2019

Provinca Françeskane ka reaguar mbrëmjen e sotme lidhur me konfliktin e ndodhur dy ditë më parë në Kepin e Rodonit për pronën.

Kujtojmë se të përfshirë ishin për Përfaqësues të Kishës Françeskane dhe banorëve të zonës, ndërsa u arrestuan 8 persona të përfshirë në konflikt mes tyre edhe ish-deputeti, Mark Frroku.

Përmes një deklarate publike, Provinca Françeskane thotë se ka fituar pronësinë në territorin e Kepit të Rodonit me vendim dhe nuk ka pasur asnjë konflikt me asnjë shtetas.

Sakaq, në deklaratë theksohet se prona në Kepin e Rodonit është pronë e Provincës Françeskane dhe jo e Kishës Katolike në Shqipëri.

Deklarata e plotë:

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *