Pas dëshmisë së vajzës që lindi në një bodrum dhe e braktisi foshnjën me pretendimin se nuk e pranonte i dashuri i saj, vjen reagimi nga ky i fundit. Në një lidhje telefonike për emisionin “Me zemër të hapur” në News24, personi për të cilin 30-vjeçarja thotë se është i ati i foshnjës, tha se nuk ishte në dijeni të shtatzënisë së saj.
I riu tha se nëna e vajzës ishte në dijeni për lidhjen e tyre.
“Lidhja jonë gati 2 muaj e ca ka zgjatur. Të kryhet testi i AND-së. Jemi takuar vetëm njëherë. Isha pak xheloz, kërkova avancimin e lidhjes por nuk pranoi. Se kam mbajtur mbyllur, ajo ishte në Tiranë unë në Korçë.
Mamaja ishte dakord, por vajza jo. Unë me vajzën flisja edhe si shokë. Por nuk e kam ditur që ishte shtatzënë. Kemi folur edhe në kamera, por se kam dalluar që ishte shtatzënë. Gati 1 muaj kam folur me të dhe nuk kuptohej që ishte shtatzënë”, tha ai.
E dije që ishte motra e shokut tënd?
“Edhe i vëllai i saj e dinte marrëdhënien. Ka qenë në dijeni, por jo për gjëra të tjera. Lajmin e mora vesh në lajme, pashë fotografinë. Vajzën s’kisha mundësi ta telefonoja, sepse kur e mora vesh ishte brenda.
Mora vëllain, sepse ai nuk e dinte që kishim kryer marrëdhënie. Nëse është i imi nuk do ia fal kurrë. Nëse është i imi të bëjë analizat, s’do ia fal këtë. Mua s’ka shans të më dali para, me këtë që bëri”, shtoi i riu.