Rrëfehet 30 vjeçarja që braktisi foshnjen: I dashuri nga Korça nuk donte ta mbaja, mami e dinte javët e fundit

Një ngjarje e rëndë tronditi pak ditë më parë opinionin publik. Një foshnjë u gjet e braktisur në një garazh makinash në një pallat në Astir, ndërsa pak ditë më pas ai ndërroi jetë në spital. Ndërkohë, nëna 30-vjeçare, e cila e braktisi u arrestua dhe më pas u la e lirë.

Në një rrëfim ekskluziv për emisionin ‘Me zëmër të hapur’ në News24 të moderatores Evis Ahmeti, nëna tregoi se pse braktisi fëmijën e saj sapo e lindi. Ajo tha se fëmija nuk ishte pranuar nga i dashuri i saj. Gazetarja Anila Ahmataj ka bërë një intervistë me të renë, e cila tregoi ngjarjen e rëndë nga arresti i shtëpisë.

INTERVISTA
Si je?
Mirë!
Sa vjeç je?
30
Pak ditë më parë ndodhi një ngjarje e paprecedentë, si erdhi në jetë ky fëmijë?
Pata një lidhje me dikë. Se kuptova se isha shtatzënë. Ia thash, nuk e pranonte.
Kush ishte ky person? Ku e ke takuar?
Në Korçë e kam takuar.
Ku keni qëndruar atje?
Kam njerëzit e mi.
Ku jeni njohur?
Në rrjetet sociale.
Sa vjeç është?
Nja 32 e ça.
Sa kohë keni komunikuar?
Edhe kohet e fundit kemi komunikuar.
Sa kohë kishit që konsumonit lidhjen?
Kishim një vit gati.
Kishe pyetur për jetën e këtij personi?
E dija që jetonte me prindërit. Një vëlla e kishte jashtë.
Kishte pasur një lidhje tjetër më parë?
Po ka pasur lidhje të tjera. Por ishte vetëm kur u njohëm.
Ju pretendonit të kishit një jetë së bashku?
Në fillim ishte serioze, por kohët e fundit nuk ishte.
Çfarë ndodhi mes jush?
Keqkuptime, gjëra pa vlerë, llogari shumë, kërcënime.
Kishte pretendime ka kishe bashkëshort?
Po dhe ndoshta, ku i dihet jetës. Unë i thash kur e kuptova se ashtu….se mbante përgjegjësinë. Isha tre muajshe kur ia thashë. Mami e mori vesh një javët e fundit. Kisha frikë.

“Jam penduar, veprimin që bëra. Shumë jam penduar. Do e mbaja…..Ai më shkroi, unë fare. Ishte në dijeni të shtatzënisë, por nuk ishte dakord. Mos e bëni kurrë këtë veprim. Jam e penduar, kam qenë në gjendje jo të mirë. Nuk braktiset një fëmijë. Ta sjellë Zoti, jo ta braktisësh. Nëna reagoi shumë keq, më tha; pse nuk shkove në spital. Si nënë mo.”, tha ajo.

-Ishte një djalë që ishte njohur me ty?
-Ka pasur lidhje me të tjera.
-Në kohën që jeni njohur ai ishte vetëm?
-Po! Fillimisht marrëdhënia në fillim ishte serioze. Kohët e fundit jo! Keqkuptime. Gjëra pa vlerë. Llogari shumë, kërcënime.
-Fillimisht nisi si një lidhje serioze?
-Po!
-E donit për bashkëshort?
-Ndoshta! Nuk i dihet asnjëherë jetës. Kur i thashë që isha shtatzënë nuk mbajti përgjegjësi.
-A ishte në dijeni familja?
-Jo! Mami kohët e fundit. Kisha frikë se çfarë do të ndodhte.
-Si i realizonit takimet tuaja?
-Një herë e kam takuar atë person. Atje në Korçë. Kam qenë tek dajat dhe në atë rrugë vajta e takova edhe atë. Kam folur në telefon pastaj. Në fillim u duk djalë i mirë, pastaj ndryshoi më mbrapa.
-Kur ishit shtatzënë nuk e kishte vënë re askush?
-Jo! Kur erdhën dhimbjet shkova për të marrë taksi. Nuk kisha ndjerë asnjë shqetësim. Taksinë e mora për të shkuar në spital. Normal që do të zbulohej më mbrapa. Nuk ke nga e fsheh. Më kapën lindjet aty dhe aty e linda fëmijën. Isha vetëm. E linda në orët e para të mëngjesit.

Thjesht e kam lindur, e kam vendosur në divan dhe jam larguar.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *