U përplas për vdekje nga skafi i ish-policit në Potam, shtyhet sërish gjyqi për 7-vjeçaren, gjyshi i Jonadës: Diçka po luhet

Është shtyrë seanca gjyqësore për vrasjen e Jonada Avdias, të miturës e cila u përplas për vdekje nga skafi i cili i drejtohej nga  ish-efektivi i policisë, Arjan Tase.

Pas shtyerjes së seancës, për News 24 ka folur gjyshi i të miturës, i cili është shprehur se tani ata po fillojnë të dyshojnë te drejtësia.

Ai shton që prej 11 korrikut, ka pasur ndërrime dhe rokada që i bëhen prokurorit dhe gjyqtarit, gjë që sipas tij e bën të dyshojë që këneta e drejtësisë mban ende erë.

Në gjashtë seanca, ndërrimi dhe rokada që i bëhen prokurorit dhe gjyqtarët, mua si kryefamiljar, që ruaj dhimbjen më të thellë, më bën të dyshoj që ende këneta e drejtësisë mban erë.

Çështja Jonada po fillon në rrëshqasë në llumin e drejtësisë dhe mos vlerësohet ashtu siç e vlerësuan të gjithë shqiptarët” tha ndër të tjera.

SI NDODHI NGJARJA?

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht 2022 në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7- vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga një gomonia me drejtues policin Arjan Tase, teksa ajo po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend.

Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte jashtë shtetit me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi përfundimisht nga policia. Për këtë ngjarje është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës.

POLICËT E AKUZUAR PËR SHPËRDORIM DETYRE

Fatos Muka – shef i Sektorit të Kufirit, Vlorë

Neritan Buzi – shef Stacioni i Policisë Kufitare,

Dhërmi Lavdosh Alushaj – trup Shërbimi Kontrolli në bregdet

Bardhyl Mahilaj – trup Shërbimi Kontrolli në bregdet

Kristi Halili – trup Shërbimi Kontrolli në bregdet

Adhurim Duraj – specialist Rendi në Komisariatin Himarë

Bardhosh Alikaj – punonjës i Policisë Bashkiake Himarë

Altin Bunaj – punonjës i Policisë Bashkiake Himarë

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *