Është zbardhur dëshmia e 19-vjeçares që u ngacmua seksualisht nga Marash Gjoklaj , i arrestuar në fundjave.
Në dëshminë e dhënë në polici, shitësja 19-vjeçare thotë se nuk e njihte personin në fjalë dhe nuk e kishte parë kurrë. Sipas saj, ai është futur në ambientet e dyqanit të rrobave dy herë. Herën e parë e ka ngacmuar me fjalë, ndërsa herën e dytë ka tentuar të abuzojë seksualisht.
Shitësja pohon se Gjoklaj u afrua te banaku dhe me fjalë fyese, e kapi nga dora dhe tentoi ta fuste në magazinë, duke e goditur.
“Rreth orës 20:45 ai ka shkuar përsëri te dyqani dhe ka shkuar direkt te banaku ku qëndronte shitësja.
I është afruar dhe i ka thënë fjalët: Do ta provosh pak k*** dhe më pas i ka kapur flokët, duke i bllokuar gojën dhe ka tentuar ta fus te pjesa tjetër e banakut, ku është magazina. Në këto kushte ajo ka kundërshtuar dhe është përleshur me shtetasin në fjalë, ku ai më pas e ka dëmtuar te pjesa e duarve, tek kyçi i djathtë si dhe e ka goditur tek pjesa e syrit të djathtë, duke i shkaktuar një hematomë dhe skuqje kësaj shtetaseje
Pas kësaj ngjarje ajo ka arritur të dalë jashte dyqanit dhe të kërkojë ndihmë në rrugë, ndërsa ai është larguar për në dreitim të vendit të quajtur Selvia pa nxituar dhe pa asnjë problem.
Në deklarimin e sajë kjo shtetase shton se ajo nuk e nieh këtë person dhe nuk e ka parë kurrë si dhe kishte shenjë karakteristike pasi kishte një dëmtim tek pjesa e kokës mbrapa. Pjesa prapa kokës qe dukej si plagë e qepur.”- thuhet në dosjen hetimore.
Gjykata vendosi sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për 27-vjeçarin, i cili dyshohet se ka kërcënuar me thikë edhe një 20-vjeçare pasi ngacmoi shitësen. Gjoklaj ishte liruar nga burgu me kush, pasi ishte shpallur më herët fajtor për përdhunimin e një të reje.