Përfshihet nga flakët servisi në Elbasan/ Digjen makinat që ishin lënë për t’u rregulluar

Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Elbasan.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Katund i ri, në servisin që ishte në pronësi të 28-vjeçarit me inicialet K.Z. Si pasojë e flakëve janë djegur dhe dy automjete, të cilat ishin lënë në servis për t’u rregulluar.

Paraprakisht dyshohet se flakët kanë nisur pas nëj defekti në linjën elektrike të objektit, teksa policia ka nisur hetimet për zbarhdjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *