Në emisionin “Shqipëria LIVE” në Top Channel u diskutua sot sërish për çështjen e vrasjes së Liridona Ademaj në Prishtinë nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Shumë është folur por ende nuk dihet një informacion i saktë i arsyes që bëri që Naimi të paguante për vrasjen e gruas së tij.
Gazetari Milaim Zeka në një lidhje skype me emisionin bëri një deklaratë bombë, një pistë që nuk ishte dëgjuar deri më tani.
“Por ka dhe një pistë tjetër. Bëhet fjalë për një grua shqiptare të zhdukur në Suedi, dhe ky ishte një informacion që Liridona e dinte.
E dinte sigurisht Naimi dhe babai i Naimit, Shabani. Për këtë po hetonte dhe policia suedeze.
Ky mund të jetë një nga sekretet që mbante Liridona,” tha Zeka.
Gazetari Igli Çelmeta, i ftuar në studion e “Panorama TV” tha se babai i Naim Murselit, i cili porositi vrasjen e bashkëshortes, di të vërtetën për ngjarjen dhe se kjo është zbuluar nga takimi që ka bërë me të birin në burg.
Ai tha gjithashtu se edhe familjet Murseli Ademaj e dinë të vërtetën, por heshtin për të respektuar të ndjerën.
“Nga takimi që ka bërë me djalin në burg, nga pamjet dhe audio rezulton se ky person e di të vërtetën dhe autoritetet e Kosovës do të veprojnë shumë shpejt. Po mbron një kriminel, djali i tij është kriminel. E vëretat është tentuar të mos dalë në media, te dyja familjet e dinë të vërtetën por nuk e thonë sepse duan të respektojnë Liridonën. Disa nga familjarët e kanë thënë të vërtetën. Prandaj hetimi po vazhdon. Shaban Murseli di shumë, tha Çelmeta.
Gazetari gjithashtu foli dhe në lidhje me aludimet për dhunën ndaj autorit të krimit, Granit Plavës. Ai tha se ka pasur tentativë për ta dhunuar në burg, por nuk ka ndodhur sepse ka ndërhyrë siguria.
“Ka pasur një ngjarje në burgun e Kosovës, ndaj Granti Plavës ka pasur tentativa për ta rrahur por ka pasur ndërhyrje dhe nuk është dhunuar. Drejtori i Burgjeve të Kosovës tha se ka pasur tentativa, por është ndaluar nga siguria”, tha Igli Çelmeta për Panorama TV.