“E lë të shkojë në party dhe të rrijë deri vonë”, Zamira Kita rrëfen raportin e veçantë me të bijën: E njoh dhe kam shumë besim tek ajo 

Çfarë mamaje është Zamira Kita?
Mendjehapur!
Aktorja ka treguar në ZëMeMirënPodcast me shumë elegancë për marrëdhënien me vajzën e saj të vetme, Enirën.

“Enira është më e lidhur me mua, kjo nuk diskutohet, se unë jam pak më liberale dhe e toleroj më shumë. Se do të shkojë ajo në party dhe të rrijë deri vonë, le të rrijë. Unë kam shumë besim tek Enira edhe tek mikeshat që ka rrotull. Unë kam shumë besim te vajza ime. Ajo flet me mua për çdo gjë, më tregon çdo gjë dhe unë di shumë gjëra për Enirën, karakterin e saj, mënyrën si jeton ajo, gjithçka. Unë jam plotësisht dakord që ajo ta jetojë jetën e saj si të dojë”, rrëfeu Zamira Kita.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *