E RËNDË në Pogradec/ Shkrumbohet banesa, familja mbetet në “qiell të hapur”

Një familje në Pogradec është përballur me një situatë tepër të vështirë, pasi shtëpia e tyre u përfshi nga flakët duke shkaktuar dëme të shumta.

Sipas njoftimit nga MZSH Pogradec ngjarja ka ndodhur në lagjen numër katër të qytetit mbrëmjen e djeshme, pasi dhoma e ndenjes është përfshirë nga flakët duke djegur 90% të orendive shtëpiake.

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka shpëtuar pjesë tjetër të banesës e cila rrezikoi të shkrumbohej. Dyshimet e para janë se e gjithë situata është shkaktuar nga oxhaku i banesës pasi dyshohet  që të mos ishte pastruar nga bloza e cila ka marrë flakë.

Në banesë ditën e sotme kanë shkuar edhe specialistët e emergjencave civile për të parë dëmet e shkaktuara dhe zhdëmtimin më pas të familjes. Ndërkohë që deri në këtë zgjidhje familjarët duhet të qëndrojnë me qira ose tek të afërm. Fatmirësisht nga e gjithë situata nuk pati të lënduar në njerëz.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *