Një familje në Pogradec është përballur me një situatë tepër të vështirë, pasi shtëpia e tyre u përfshi nga flakët duke shkaktuar dëme të shumta.
Sipas njoftimit nga MZSH Pogradec ngjarja ka ndodhur në lagjen numër katër të qytetit mbrëmjen e djeshme, pasi dhoma e ndenjes është përfshirë nga flakët duke djegur 90% të orendive shtëpiake.
Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka shpëtuar pjesë tjetër të banesës e cila rrezikoi të shkrumbohej. Dyshimet e para janë se e gjithë situata është shkaktuar nga oxhaku i banesës pasi dyshohet që të mos ishte pastruar nga bloza e cila ka marrë flakë.
Në banesë ditën e sotme kanë shkuar edhe specialistët e emergjencave civile për të parë dëmet e shkaktuara dhe zhdëmtimin më pas të familjes. Ndërkohë që deri në këtë zgjidhje familjarët duhet të qëndrojnë me qira ose tek të afërm. Fatmirësisht nga e gjithë situata nuk pati të lënduar në njerëz.