Është zbardhur deklarata e Sokol Mjacajt, i cili ditën e djeshme ekzekutoi brenda burgut të Peqinit Arben Lleshin dhe plagosi një tjetër të burgosur.
“Armën e kam siguruar më shumë se një muaj e gjysmë më parë”, ka dëshmuar Sokol Mjacaj para hetuesve, por pa treguar mënyrën se si ka mundur që ta fusë brenda burgut të sigurisë së lartë.
I burgosuri me dënim përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë ka deklaruar para hetuesve se Arben Lleshin e ka vrarë pasi kishte sherr me të sepse ky i fundit nuk e ka pranuar në sektor.
Megjithatë, hetuesit nuk i besojnë alibisë së Mjacajt, teksa pista kryesore ëhstë aj oe vrasjes me pagesë. Aktualisht në polici janë të shoqëruar 18 punonjës të burgut, civilë por edhe policë.
Mësohet se Mjacaj dy muaj më parë ka patur një takim me dy familjarë të tij, dhe kjo është e dyshimtë pasi ata nuk e takonin fare prej vitesh. Sakaq, viktima, Lleshi e nuk kishte kontakte me familjen prej më shumë se 3 vitesh.
Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar se ka dyshime se pistoletën e ka futur në burg në bashkëpunim me të dënuar të tjerë dhe efektivë policie.
Po ashtu ajo u shpreh për një periudhë disa javore skaneri i burgut nuk ka punuar, po ashtu edhe disa kamera, gjë që edhe lehtëson futjen e sendeve të paligjshme në burg.
“Ka dyshime se e ka futur armën përmes bashkëpunimit me të burgosur të tjerë dhe efektivë policie.
Skaneri për një periudhë kohe nuk ka bashkëpunuar. Është shfrytëzuar ky moment që arma e krimit të futej në burgun e sigurisë së lartë.
Ka refuzuar të bashkëpunojë për të treguar se kush ia siguroi armën”, tregoi raportoi gazetarja.
Aktualisht në polici janë 13 të shoqëruar, përfshirë edhe drejtorin e burgut, Kamber Hoxha.