Bollëk, shëndet, para dhe gëzim…këto janë kuptimat që fshihen pas disa ushqimeve të caktuara që duhen gatuar për festat e fundvitit. Ju kemi folur më parë për thjerrëzat por nuk janë të vetmet! Për të mbyllur mirë vitin 2018-të dhe për të nisur mirë 2019-ën është një armatë e tërë produktesh. Përveçse rite supersticioze janë të gjitha simbole, sepse çdo pjatë përcjell një mesazh të caktuar.
1. Thjerrëzat/ Historia e tyre është treguar disa herë. Për shkak të ngjashmërisë me monedhat, konsideroheshin ogur i mirë në prag të ndërrimit të viteve.
2. Mishi i derrit/ A e keni menduar ndonjëherë se përse arkat e kursimit kanë formën e derrit? Siç u kuptua, edhe ai është simbol i të ardhurave të mira dhe progresit material.
3. Orizi/ Mund të jetë edhe prej emrit që evokon gëzim e të qeshura por orizi, është konsideruar gjithmonë si fatsjellës. Jo më kot është përodur si urim i në martesa. Orizi më i mirë i fatit është ai i shoqëruar me shegë.
4. Lakra jeshile/ Përveçse është produkt i stinës, lakra jeshile është edhe fatsjellëse. Ngjyra e shpresës e përfshin atë në listën e ushqimeve që duhen future në pazarin e festave.
5. Bishtajoret/ Bashkë me thjerrëat që simbolizojnë paratë janë edhe qiqrat e fasulet që shkojnë për shëndetin! Bëni një supë me të gjitha bashkë ku mund të shtoni edhe bathët me orizin.
6. Speci djegës/ Në fakt, speci djegës është në krye të listës së ushqimeve fatsjellëse. Për pjesën më të madhe të popujve, speci përdorej si urim për pjellorinë jo vetëm në familje por edhe në agrikulturë.
7. Frutat e thata/ Është nëj traditë sidomos e Francës ku duhen ngrënë, në natën e ndërrimit të viteve, 13 lloje të ndryshme frutash të thata.
8. Rrushi / Tradita thotë se duhet ngrënë një kokërr rrush për të gjitha trokitjet e fundit të sekondave të orës, në mesnatë, përpara ndërrimit të viteve.
9. Mandarina/ Për kinezët është mandarina fatsjellësi më I mirë sepse dal formës së saj sferike I ngjan pafundësisë. Për festa kinezët I dhurojnë njëri tjetrit manderina.