“U marrosa pas çunit më të bukur të Rrugës së Durrësit”, Mimi Kodheli tregon romancën me Lekën 

E zhveshur nga kostumi i ish-ministres, hera-herës duke e zbutur natyrën e gruas në dukje e hekurt, Mimi Kodheli ka bërë një rrëfim shumë të ndjerë për dashurinë.
Për Lekën, të cilën i zbukuroi vitetet e rinisë dhe sot dashuria e tyre për njëri- tjetrin vlon si në ditët e para.

"U marrosa pas çunit më të bukur të Rrugës

E ftuar në Radio Tirana, Mimi Kodheli veç periudhës së fëmijërisë, marrëdhënien me familjen e saj, na ka treguar edhe për njohjen me çunin e Rrugës së Durrësit, siç e quan ajo, në moshën 22 vjeçare.

“Leka ka qenë një ndër çunat më të pashëm të rrugës së Durrësit. Ai kishte një buzëqeshje të jashtëzakonshme, në përgjithësi nuk e di pse sot na ka humbur cilësia e të qeshurit. Kështu që ai kishte të qeshurën më të bukur në botë dhe kjo ishte gjëja që më tërhoqi më shumë. Punonim në të njëjtin sistem dhe nuk na lidhte puna, por ndonjëherë ndonjë mbledhje. Atë e bëri kureshtar emri im i veçantë, gërmoi dhe pastaj vazhduam njohjen”, është shprehur ish- ministrja.
Ndërkohë duke treguar për sikletet që kishin “pushtuar” ndjenjat e fillimit si dhe kalvarin e gjatë të viteve të mbushura me dashuri e respekt me bashkëshortin e saj të përkushtuar, Mimi tregon se pavarësisht se nuk e shprehte, ajo ishte e marrosur pas Lekës, në fillimet e tyre.
“Leka e mori guximin për lidhjen. Ne kemi gati 7 vite diferencë, por ka një alkimi të çuditshme, ka reaksione të çuditshme njeriu, që i di dhe nuk i di. Unë isha e marrosur pas tij, pavarësisht se nuk e tregoja. Tani e kam akoma më shumë xhan, sepse vitet të bëjnë të kuptosh shumë gjëra, të afektojnë më shumë, shtohet më shumë respekti”, vijoi Mimi.
Mimi Kodheli njihet si një ndër gratë e cila theu tabu për disa vite në mënyrën politikëbërjes. Një grua e zonja, një nënë e përkushtuar dhe një bashkëshorte e denjë, Mimi Kodheli është një ndër gratë, që marrja shembull, asnjëherë nuk duhet t’i kursehet.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *