Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, në qytetin Volos, ku Fatmir Talellari (50 vjeç) ka vrarë kunatin e tij Erjon Pelivani (33 vjeç) me armë gjahu pasi i përdhunonte të bijën që kishte me gruan e parë. Pas krimit, Talellari ka rrëfyer gjithçka në polici ku dorëzoi edhe armën.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë, ka folur në “Shqipëria LIVE” kushëriri i Fatmir Telallarit, Astrit Tare i cili ka zbardhur detaje të reja. Ai e përshkroi 50-vjeçarin si një njeri të shkëlqyer e të drejtë, por tha se e kreu krimin në gjendje të rënduar, pasi e bija i rrëfeu çfarë kishte ndodhur. Ai tha se gruaja e parë e Fatmirit kishte ndërruar jetë në një aksident dhe kishte lënë pas 3 vajza. Më pas, Fatmiri ishte martuar me motrën e viktimës.
“Me Fatmirin ishim shumë të afërt. Nuk kishte shprehur asnjë shqetësim për kunatin më parë. Kishin marrëdhënie të mira, kam folur dhe me kunatin para ca muajsh. Fatmiri ka 3 vajza me gruan e parë, kjo ishte e vogla. Gruaja e parë ndërroi jetë në aksident. E vogla jetonte me Famtirin dhe gruan e dytë në të njëjtën shtëpi. Fatmiri ka qenë një njeri i shkëlqyer, ka sakrifikuar për të rritur vajzat, ai ka pasur një amanet nga gruaja e parë. Erjonin e kam takuar rastësisht një herë, nuk e njoh tamam. Nuk ka pasur as debate, as gjë më parë. Bashkëshortja e dytë kishte vite e martuar me Fatmirin. Ishin një familje e lumtur. Unë kam folur me motrën e vajzës, e cila më konfirmoi ngjarjen. Nuk e dimë ende kur ka nisur abuzimi por që përdhunimi ka ndodhur. Më lejoni t’i shpreh ngushëllimet familjes për ngjarjen. Ndodhi sepse Fatmiri kaloi një gjendje të rënduar psikologjike pasi dëgjoi ngjarjen.
Me vajzën nuk kam pasur kontrakt, nuk e kam takuar thuajse fare sepse ajo ishte e vogël kur ikën në Greqi dhe unë kam qenë në Itali. Unë besoj tek Fatmiri, që ka qenë djalë i urtë, i mirë, i drejtë por se çfarë ka ndodhru nuk mudn ta them unë, e as kush tjetër. Fatmiri kaloi në gjendje të rënduar emocionale pasi vajzat i kishte amanet. Ai ka dhe një djalë me gruan e dytë. Ne i shprehim ngushëllimet babait të djalit që u vra. Unë jam rritur me prindërit e Erjoni, por djali nuk është komanduar nga ata, nuk kanë asnjë lidhje veprimet me ata.”- tha ai.